“Fundjava e diasporës, protestë që u fut në histori”, Berisha: Rama s’ka forcë që të shpëtojë, dorëheqje pa kthim!

“Fundjava e diasporës, protestë që u fut në histori”, Berisha: Rama s’ka forcë që të shpëtojë, dorëheqje pa kthim!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për pjesëmarrjen masive në protestat e fundjavës ku iu bashkuan diaspora shqiptare. Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se kjo protestë ka hyrë në historinë e Shqipërisë për nga numri i pjesëmarrësve. “Dua të shpreh mirënjohje për ata dhjetëra mijëra qytetarë, që udhëtuan nga të katërt anët e botës dhe u bashkuan të shtunën dhe të dielën me dhjetëra mijëra qytetarë, duke i dhënë Tiranës dhe kombit një det të vërtetë shprese me protestën e tyre të paparë ndonjëherë. Weekendi që kaloi, kryengritja më paqësore më e fuqishme e njohur në histori, ishte weekendi i diasporës. Bashke atdhetarët e diasporës, anëtarë të PD, që zgjodhën të mbështesnin shkarkimin e Ramës. Kjo e bën fund e krye...