Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’

Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’

Shprehja “llogje Kavaje” është sinonim i fjalëve boshe, thashethemeve dhe muhabeteve “korr e mos lidh” që nuk të çojnë askund. Për vite e vite me radhë, fatkeqësisht, “debati mediatik” konkurroi dhe fitoi me “llogjet e Kavajës”. “Emisionet” u reduktuan në një arenë propagande kundër antipropagandës. Në studio diskutohej 99% opozita dhe 1% qeverisja! “Non grata, sherret e brendshme, vula dhe e shkuara” – ushqimi i preferuar në menynë e darkës televizive. Aq shumë vend në ekran zunë figurat e opozitës, saqë të krijohej përshtypja se është opozita që po keqqeveris vendin. Ndërkohë, qeveria u mbyll në “kullën e fildishtë” dhe i braktisi “kazanët mediatikë”. Lajmet e paketuara nga zyrat e marrëdhënieve me publikun mbusheshin me inspektime kantierësh, inaugurime të fazës së parë, të segmentit të...