Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

Gjigand mediatik amerikan, Fox News, njohur si një nga mediat pro dhe afër Presidentit të SHBA, Donald Tramp ka publikuar një artikull për mënyrën se si u fabrikua protesta kundër projektit te Kushner ne Zvernec e Sazan, nëpërmjet dezinformimit dhe sajesave të shpërndara kryesisht në rrjetet sociale. Duke cituar një burim ‘familjar’ me projektin, Fox News thtoë se informacionet kundër projektit janë të sajesa apo falsifikime nga jashtë Shqipërisë. “Një burim i njohur me situatën me projektin e resortit luksoz i tha Fox News Digital se disa nga informacionet që qarkullojnë në internet rreth projektit janë të sajuara dhe të falsifikuara, dhe se disa dezinformata kanë dalë nga jashtë vendit”, citon burimi. Fox News konfirmon pretendimet e kryeministrit Edi Rama i cili prej javësh ka ngritur...