FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

Ka nisur edhe këtë të hënë protesta e 16-të para Kryeministrisë. Nga pamjet e kapura me dron, shihet një pjesëmarrje më të ulët nga sa ishte paralajmëruar nga organizatorët. Në foto duken grupe protestuesish të shpërndara përgjatë bulevardit. Gjithashtu në pamje shihen edhe pjesë të konsiderueshme të zonës përballë Kryeministrisë të pambushura. FOTO LIVE NGA PROTESTA/ DITA 16 Pavarësisht thirrjeve për mobilizim masiv, tubimi i sotëm duket se ka nisur me ritme të ngadalta dhe pa fluksin e pritur të qytetarëve. Vëzhgimi i pamjeve nga lart tregon se turma është e fragmentuar dhe larg skenarëve të protestave masive që organizatorët kanë paralajmëruar prej ditësh.