“Fola për dërrmimin që do t’i bëhet PD nga…”/ Salianji: 3 deputetë të opozitës më mbështesin mua

“Fola për dërrmimin që do t’i bëhet PD nga…”/ Salianji: 3 deputetë të opozitës më mbështesin mua

Ervin Salianji thotë se të paktën 3 deputetë të Partisë Demokratike janë në mbështetje të tij dhe janë të gatshëm ta thonë hapur nëse ish-deputeti ua kërkon. I ftuar në nje studio televizive, Salianji u shpreh i bindur se lëvizja e tij brenda PD-së do të fuqizohet edhe më shumë me kalimin e Kohës. “Unë do bëj një betejë për të çliruar PD deri në fund, në PD dhe me demokratët. Për ta marrë për shembull, kur lamë mandatet isha ndër të paktët, por i vetmi që fola gjatë për dërrmimin që do t’i bëhet PD nga lënia e mandateve. Të gjithë aty kolegët, ngaqë e thënë kryetari i PD, thanë duhen lënë. Tani dalin të gjithë që thonë që kemi qenë kundër”,- tha Salianji.