Florjan Binaj distancohet nga Kuvendi Qytetar: Mu duk i stisur, protesta nuk ka kokë

Florjan Binaj distancohet nga Kuvendi Qytetar: Mu duk i stisur, protesta nuk ka kokë

Aktori dhe një nga aktivistët e protestës qytetare që prej 50 ditësh zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Florjan Binaj, është distancuar nga Kuvendi Qytetar, duke deklaruar se nuk kishte asnjë dijeni për krijimin e tij dhe se nuk e konsideron përfaqësues të protestës. Binaj tha se nuk ishte ftuar dhe as informuar për mbledhjen, ndërsa pamjet e publikuara i kanë lënë përshtypjen e një organizimi të stisur. “Unë jo vetëm që s’isha i pranishëm, por nuk kisha dijeni fare që është krijuar një kuvend, pashë ato pamje dhe, me thënë të drejtën, mu duk diçka e stisur. Mu duk diçka jo shumë përfaqësuese, sepse nëse do të bëhej një gjë e tillë, duhej të pyeteshin të gjithë njerëzit që janë në shesh”, u shpreh...