“Flitet për shitje të atdheut dhe lloj lloj idiotësie”, Rama: Së shpejti do e shihni…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se objektivi i qeverisë është që brenda vitit 2028 Forcat e Armatosura shqiptare të kenë në dispozicion të gjitha mjetet dhe kapacitetet e nevojshme ushtarake. Gjatë ceremonisë së prezantimit të mjeteve taktike të prodhuara nga kompania “Timak Defence” për ushtrinë shqiptare, Rama tha se vendi po hyn në një fazë të re, ku synohet që një pjesë e kapaciteteve të mbrojtjes të prodhohen brenda Shqipërisë. Sipas kryeministrit, ushtria shqiptare ka vuajtur për vite nga mungesa e mjeteve, ndërsa tashmë po ndërtohet një flotë e re që do të përfshijë nga automjetet e lehta deri te sistemet më të avancuara. “Plani ynë është që brenda vitit 2028 ushtria shqiptare të ketë të gjitha mjetet dhe kapacitetet, që nga makina më e...
Burimi:
ntv.al