Himni shqiptar injorohet për herë të dytë në vizitën e Mickoskit, Rama i ashpër
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aktivitetin kulturor të zhvilluar në Pustec, ku në prani të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk u luajt Himni Kombëtar Shqiptar. Rama e ka cilësuar atë që ndodhi në Pustec si një “parodi domethënëse” për dallimet në botëkuptimet mes vendeve të rajonit. “Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar. U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior, të cilit i duam vetëm më të mirën”, shkruan Rama. Kryeministri thekson se Shqipëria i konsideron minoritetet pjesë të pasurisë kombëtare dhe se qytetarët...
Burimi:
ntv.al