Flamingot morën fitoren e parë? Rama për raportin e PE: Amendamenti s’ka lidhje me Zvërnecin, u informuan nga sorrat e korbat

Flamingot morën fitoren e parë? Rama për raportin e PE: Amendamenti s’ka lidhje me Zvërnecin, u informuan nga sorrat e korbat

foto ilustrim: edi rama-flamingot TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e Zvërnecit dhe rezolutën e Parlamentit Europian. Përmes një postimi në platformën "X", Rama ka ironizuar opozitën dhe interpretimet e tyre mbi vendimet e Parlamentit Europian, duke i cilësuar si të keqinformuara. Kreu i qeverisë, thekson sërish sipas tij se, amendamenti i miratuar nuk ka lidhje me Zvërnecin apo zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë, por me zonën Nartë–Vjosë, ndërsa “amendamenti i fitores” është rrëzuar. Rama thekson gjithashtu se çështja e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura është pjesë e procesit të negociatave me Bashkimin Europian dhe do të trajtohet në bashkëpunim me Komisionin Europian, me qëllim identifikimin e çdo elementi që nuk përputhet me standardet e BE-së. Kryeministri e mbyll reagimin e tij duke ironizuar debatin...