Euro në rënie rekord, PD kërkon masa nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë
Në kushtet kur euro po shënon rekorde historike negative, opozita kërkon ndërhyrje në tregun e këmbimit valutor. Në Komisionin e Ekonomisë, deputetët e PD kërkuan nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë që të adresojnë këtë situatë, qoftë edhe me masa të përkohshme, dhe të mos mjaftohen me faktin që regjimi i kursit të këmbimit në vend është i lirë. “Kemi të bëjmë me një situatë të paprecedentë, është e pakonceptueshme që BSH të ndërhyjë në tregun valutor me një ndërhyrje masive, më shumë se 1 mld euro, ku vlerësohet se 800-900 milionë euro i takojnë ndërhyrjes për të mbajtur të frenuar nënçmimin e euros, këtu kemi dalë nga funksioni ligjor i BSH, që të mbajë kursin e këmbimit në nivele të caktuara, por që të...
Burimi:
javanews.al