Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë. Kështu mëson Albanian Post përmes një komunikimi zyrtar me zyrën e shtypit të Komitetit. Emërimi i Wendt u mbështet nga shumica e anëtarëve të komisionit, përfshirë senatorë nga të dyja partitë kryesore, në një votim që e çon kandidaturën një hap më afër konfirmimit final në Senat. Sipas të dhënave të votimit, pro kandidaturës votuan 19 senatorë, ndërsa 3 votuan kundër. Mes votave pro ishin senatorë të njohur si Risch, Ricketts, McCormick, Daines, Hagerty, Barrasso, Lee, Paul, Cruz, Scott, Cornyn, Shaheen, Coons, Murphy, Kaine, Duckworth dhe Rosen, mes të tjerëve. Pas këtij miratimi...
Burimi:
javanews.al