Enton Abilekaj: Protesta nuk ka nevojë për Kuvend, janë spekulantë ata që flasin në emër të saj

Enton Abilekaj: Protesta nuk ka nevojë për Kuvend, janë spekulantë ata që flasin në emër të saj

Analisti Enton Abilekaj deklaroi se përpjekja për të ndërtuar Kuvend të protestës, bëhet nga “spekulantë” që duan protagonizëm dhe se protesta nuk ka nevojë për përfaqësi, pasi nuk pranohen negociata për kërkesat që qyetatarët kanë shtruar. “Nuk ka qenë nevoja e protestës për të bërë një Kuvend. Ajo ka qenë nevojë e atyre që duan ta kapin protestën, të kenë Kuvend dhe të kenë me kë të negociojnë. Protesta nuk ka negociata. Përderisa nuk ka negociatë nuk ka nevojë për të patur një përfaqësi.  Përderisa ata nuk duan të drejtohen nga askush, nuk ka nevojë për një këshill drejtues. Ka vetëm njerëz vullnetarë që merren me infrastrukturën e protestës. Çdo gjë tjetër, çdo prodhim tjetër, është si ajo fusha e stadiumit që tapeti dihet, do të...