Enkelejd Alibeaj: Protesta i mori Sali Berishës edhe trofeun e fundit, sheshin
“Me sjelljen e një skllavi pa dinjitet, Berisha u përpoq ta shiste si mbrojtje të Familjes Trump, por shumë shpejt doli e vërteta: sheshi i protestës nuk është as kundër Familjes Trump dhe as kundër investimeve të huaja. Ai është drejtpërdrejt kundër Ramës dhe Berishës”, thotë ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj. Në një intervistë për Tema, ai flet për protestën dhe raportin e opozitës me këtë aktivizim qytetar. Për Alibeajn, thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” është mesazhi më kuptimplotë i kësaj lëvizjeje dhe slogani që brohoritet me më shumë entuziazëm nga sheshi i mbushur me protestues. Megjithatë, thotë ai, Berisha gjen kurajën dhe del një ditë të bukur për të deklaruar mbështetje për protestën. Sipas Alibeajt, kjo protestë i ka marrë Berishës trofeun e...
Burimi:
ntv.al