EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?
JAVANEWS komisionoi sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, për të zhvilluar një sondazh në të gjithë territorin e vendit, ku pyetja kryesore ishte: “Për kë do të votonit, nëse mbahen zgjedhje së afërmi?”. Pyetësorin e shpërndarë me një link përmes SMS-ve krejt të rastësishme nga Vermoshi në Konispol e plotësuan 1444 banorë të rritur, duke garantuar një marzh gabimi statistikor +/- 2.6%. Nga sondazhi rezultoi që, nëse zgjedhjet zhvillohen së afërmi, vetëm 50.1% e zgjedhësve në Shqipëri do të votonin për partitë ekzistuese; 39.8% do të votonin për një parti të re hipotetike (nëse krijohet); kurse 10.1% nuk do të votonin fare (shihini grafikun e mëposhtëm). Kuptohet që një parti e re hipotetike shërben në këtë sondazh si një letër lakmusi statistikor për të gjithë ata...
Burimi:
javanews.al