Më mirë Besa me AI apo Kushtetuta me referendum?

Më mirë Besa me AI apo Kushtetuta me referendum?

Nga Lorenc VangjeliEdi Rama mund ta shenjojë këtë periudhë si verën më përvëluese të katër mandateve të tij qeverisës. Kriza arriti pikun në fillim të javës së dytë të qershorit, atëherë kur protesta që u duk se u shpik nga hiçi, shënjoi edhe mksimumin e saj. Nervozimi i kryeministrit të kapur në befasi nga një përbetim armiqsh jo gjithmonë të njohur, ndiqte të njëjtën trajektore me revolucionin e flamingove në bulevard. Fiks siç ja pasqyronte pothuaj me besnikëri të plotë edhe grafiku i sondazheve që ai bënte: sa më masive ajo, aq më ulët ishte popullariteti i politikanit më popullor të tranzicionit shqiptar. Gjërat nisën të ndryshojnë në fillim të javës së tretë të qershorit, koha kur mbas zulmit drejt Rinasit, protesta nisi të humbasë...