EDI RAMA SHPJEGON PAKETEN E MALEVE
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim lidhur me “Paketën e Maleve”, duke kundërshtuar kritikat se ligji është hartuar për të favorizuar oligarkët, investitorët e huaj apo personat e pasur. Me anë të një reagimi të gjatë në Facebook, Rama thekson se përfituesit kryesorë të “Paketës së Meleve” janë familjet që prej dekadash posedojnë dhe punojnë toka të trashëguara në zonat malore, por që nuk kanë mundur t’i formalizojnë për shkak të mungesës së titujve të pronësisë. Rama theksoi më tej se shteti nuk po shet tokë për të mbledhur para, por po ia jep me kontratë ligjore tokën shtetërore poseduesi. Sipas tij, pronësia nuk fitohet automatikisht, pasi aplikuesit duhet të provojnë posedimin, të kalojnë procesin e verifikimit, të miratojnë projektin dhe të realizojnë investimin sipas kushteve të kontratës. Lider i qeverisë tha gjithashtu se ligji nuk favorizon vetëm ndërtimin e resorteve turistike, por synon të mbështesë një gamë të gjerë aktivitetesh ekonomike, si...
Burimi:
ntv.al