EDI RAMA PO LEVIZ PER TE SHUAR PROTESTEN

EDI RAMA PO LEVIZ PER TE SHUAR PROTESTEN

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës publike të avokatit Dorian Matlija, i cili njoftoi se distancohet nga disa prej zhvillimeve dhe qëndrimeve brenda protestës qytetare, duke e cilësuar reagimin e tij si një “hap konstruktiv në drejtimin e duhur”. Përmes një postimi, Rama tha se kushdo që ka arritur në këtë përfundim duhet të kuptojë dy çështje thelbësore, duke theksuar se qeveria gëzon një mandat të fortë popullor dhe se prioriteti kryesor mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Hap konstruktiv në drejtimin e duhur, po dy gjëra duhet t’i kuptojë kushdo ka arritur në këtë kthesë, paçka se me pak vonesë”, shkruan Rama. Sipas tij, qeveria ka marrë mandatin e qytetarëve për të përfunduar negociatat me Bashkimin Europian dhe nuk duhet të shpërqendrohet...