Deklarata e fortë e aktivistit serb: Për pushtetin në Beograd, shërbimi sekret rus është autoritet suprem

Deklarata e fortë e aktivistit serb: Për pushtetin në Beograd, shërbimi sekret rus është autoritet suprem

Në një intervistë për “Novosti”, një e përjavshme e bashkësisë serbe në Kroaci, aktivisti për të drejtat e njeriut dhe themeluesi i Radios B92, Veran Matiq ka folur mbi gjendjen aktuale në Serbi dhe sidomos rolin katastrofal të presidentit Aleksandar Vuçiq. Veran Matiq, i cili sulmohet nga mediat e regjimit si tradhtar, tha se Aleksandar Vuçiq manipulon vazhdimisht me situatën dhe dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet sa më larg të jetë e mundur. “Sikur hulumtimet e regjimit të ishin të sakta dhe të favorshme për të, ai do të kishte dalë me kohë në zgjedhje. Nëse nuk do të jetë i detyruar, nuk do t’i shpallë ato përpara se të përfundojë (ekspozita botërore) Expo, sepse akterët relevantë e përmendin këtë projekt si një nga aktivitetet më...