Edi Rama i çon mesazh hoxhës: Po ti për llogari të kujt je futur në protestë, se vendi yt është në xhami?! Mos bëj…
Kryeministri Edi Rama duket se nuk po gjen qetësi përballë revoltës qytetare dhe në pamundësi për të ndalur hovin e protestave masive kundër qeverisë së tij, i është rikthyer sërish arsenalit të vjetër të sulmeve dhe linçimeve publike përmes rrjeteve sociale. Pas sulmeve ndaj aktivistit Dritan Goxhaj, shënjestra e radhës e kreut të qeverisë është bërë Arben Kola, një prej organizatorëve të protestave në Tiranë. Për të realizuar goditjen, Rama ka shfrytëzuar kësaj radhe komentin e hoxhës Mustafa Tërniqi në Instagram, duke aplikuar hapur strategjinë e njohur për të gjuajtur dy zogj me një gur dhe për të nxitur përçarjen mes vetë protestuesve. Pasi ka peshkuar komentin ku hoxha shprehte pakënaqësi ndaj Arben Kolës, kryeministri ka vrapuar ta përdorë këtë replikë si municion politik për...
Burimi:
sot.com.al