‘E sollën amendamentin për Lubi Ballukun’, Berisha shpjegon pse PD s’e votoi amnistinë: Kërkuan…
Kryetari i Partisë Demokatike, Sali Berisha, shpjegoi sot nga konferenca për mediat pse opozita nuk e votoi dje amnistinë penale, e cila kaloi me 84 votat e mazhorancës. Ai tha se arsyeja kryesore ishte se PD është kundër një amnistie të përvitshme, por edhe se me amendamentet që kishin përgatitur socialistët përfshihej edhe Belinda Balluku, me qëllimin që të ndërpriteshin proceset gjyqësore. Gjithashtu ai tha se arsye tjetër ishte përfshirja në amnisti e të dënuarve për korrupsion dhe proceset lehtësuese gjyqësore ndaj tyre, teksa akuzoi Ramën se me këtë amnisti kishte qëllime të mbrapshta dhe për “gjoba”. “Amnistia është një e drejtë kushtetuese e Parlamentit, e cila duhet të ushtrohet jashtë çdo abuziviteti. Edi Rama ka shtuar amnistinë në një rit të përvitshëm në të...
Burimi:
sot.com.al