E shpallur “non grata” në Shqipëri, Ikballe Huduti: Kurti është lideri im politik, Khamenei lideri im shpirtëror (VIDEO)
Shqiptarja nga Kosova, Ikballe Huduti, e cila një ditë më parë u shpall person i padëshiruar në Shqipëri për shkak të lidhjeve të saj me regjimin e Iranit, është rikthyer në vëmendje pas një deklarate të bërë në një dalje televizive. Në video, Huduti shprehet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lideri i saj politik, ndërsa Mojtaba Khamenei, djali i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, është lideri i saj shpirtëror, duke hequr kështu një paralele mes të dyve. “Albin Kurti është lideri im politik, ndërsa Mojtaba Khamenei është lideri im shpirtëror”, shprehet Huduti në intervistë, ndërsa shton se mburret me ta. Huduti ka qenë pjesë e protestave që po zhvillohen prej gati një muaji në Tiranë, të cilat nisën si reagim ndaj projektit...
Burimi:
javanews.al