“E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit!”, Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore
Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës, për shkak të mungesës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në seancën dëgjimore, ku në vend të tij ishte i pranishëm zëvendësdrejtori Sokol Bizhga. Bashkëkryetari i komisionit nga radhët e opozitës, Oerd Bylykbashi, e cilësoi të papranueshme mospjesëmarrjen e drejtuesit kryesor të policisë, duke theksuar rolin e këtij institucioni në proceset zgjedhore. “Është e papranueshme që drejtori i Policisë së Shtetit nuk vjen në një seancë dëgjimore të Parlamentit. Është dokumentuar edhe nga ndërkombëtarët që Policia e Shtetit ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme në procesin e zgjedhjeve. Policia është rikthyer problem për dy arsye: për atë që duhet të bëjë dhe nuk e bën,” u shpreh...
Burimi:
javanews.al