“E padrejtë”, Xhelal Mziu revoltohet: Pse ma refuzoni interpelancën për fondet e IPARD-it

“E padrejtë”, Xhelal Mziu revoltohet: Pse ma refuzoni interpelancën për fondet e IPARD-it

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu u ankua në nisje të seancës së sotme plenare në Kuvend, pasi nga ana e kryeparlamentarit Niko Peleshi, i është refuzuar kërkesa për interpelancë me ministrin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Andis Salla. “Unë dhe një grup deputetësh kishim kërkuar prej javësh një interpelancë me ministrin e Bujqësisë dhe në mënyrë të papritur ju zoti kryetar bëni anulimin e kësaj interpelance, për shkak se në një nga pikat kërkohet të diskutohet për fondet e IPARD-it, me pretendimin se ne futemi në kompetencën e SPAK-ut. Ju me pa të drejtë, meqenëse përmenden fondet e IPARD-it thoni se bie ndesh me SPAK. Është e paimagjinueshme. Parlamenti dhe SPAK-u janë dy institucione të ndryshme. Nëse SPAK heton individët për korrupsion, deputetët janë...