“E mora në telefon e kishte të fikur!” Largimi i Koçekut, Balla: S’bëj analiza, le ta provojnë pa grushtin dhe trëndafilin

“E mora në telefon e kishte të fikur!” Largimi i Koçekut, Balla: S’bëj analiza, le ta provojnë pa grushtin dhe trëndafilin

foto ilustrim: Marjana koceku-taulant balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar largimin e deputetes Marjana Koçeku nga PS, duke theksuar se nuk ka marrë asnjë njoftim nga ana e saj. Në një prononcim për mediat para Kuvendit, Balla u shpreh se ka tentuar ta kontaktojë deputeten, por ajo nuk i është përgjigjur, pasi kishte fikur telefonin. Megjthatë, Balla refuzoi të analizonte vendimin e Koçekut, ndërsa shtoi se PS është e pashqetësuar nga largimi i deputetes dhe nuk e konsideron një gabim të Edi Ramës.  “Unë jam bariu i grupit të PS, tani ju më pyesni, unë s’kam as njoftim nga ajo. Kur pashë statusin, e mora në telefon, e kishte fikur, s’kam komunikuar. Megjithatë secili ka vendimmarrjen e vet. Është nder...