E hoqi DASH përcaktimin si “minues i demokracisë”? Berisha: Bashkë me familjen jemi hequr nga lista e atyre që ndalohen të hyjnë në SHBA, s’kam qenë kurrë non-grata
Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ka folur edhe për vendimin e SHBA-së për “non gratën”. Berisha deklaroi se nuk ka qenë kurrë “non grata”, teksa shtoi se bashkë me familjen janë hequr nga lista e personave që ndalohen të hyjnë në SHBA. Pyetja e gazetarit: Lidhur me lajmin që erdhi nga SHBA për heqjen e sanksionit ndaj jush për lejimin e udhëtimin në SHBA. Nga komunikimi që keni pasur nga zyrtarët e SHBA, SHBA ka hequr edhe akuzat ndaj kush apo etiketimet në atë kohë si minus demokracie dhe korrupsion madhor, apo është vetëm për pjesën e udhëtimin në SHBA për arsye specifike? Sali Berisha: Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht edhe një herë administratën e presidentit Trump dhe sekretarin Marco...
Burimi:
top-channel.tv