“E di më mirë se kushdo se çfarë nuk shkon”/ Rama, nga themelimi: Nuk kam qenë i pagabueshëm, por i kam dhënë PS-së…
Kryeministri Rama, gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të PS, u ndal te rrugëtimi i tij politik, gabimet e bëra ndër vite dhe arritjet që, sipas tij, janë realizuar së bashku me Partinë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama tha se nuk pretendon të ketë qenë i pagabueshëm dhe pranoi se gjatë ushtrimit të detyrave të tij mund të ketë gabuar. Kryeministri u shpreh se ndihet krenar për kontributin e dhënë në drejtimin e Partisë Socialiste, duke theksuar se i ka kushtuar asaj të gjithë energjinë dhe angazhimin e tij. “Sot nuk harrohet asnjë nga veteranët e luftës, që u bënë krah i fortë. Nuk krenohem para jush se kam bërë gjithçka mirë, se kam qenë i pagabueshëm apo se nuk i kam...
Burimi:
sot.com.al