“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, një nismë që synon t’u japë mundësi bizneseve të vogla dhe të mesme për të zgjeruar aktivitetin dhe për të dyfishuar kapacitetet e tyre. Gjatë fjalës së tij në eventin e prezantimit, Rama tha se në zbatimin e këtij projekti janë përfshirë edhe ekspertë ndërkombëtarë, me qëllim që sipërmarrjet të kenë mbështetje për hartimin e projekteve të qëndrueshme dhe bindëse për financim. Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, duke theksuar se roli i tyre do të jetë i rëndësishëm për suksesin e programit. “Synimi ynë është t’u japim krah ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të dyfishohen”, u shpreh Rama, duke shtuar se bankat do të kenë një...
Burimi:
vizionplus.tv