“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset. Në fokus, agroturizmi dhe agropërpunimi
Bizneset shqiptare që synojnë të zgjerojnë aktivitetin do të kenë mundësi të përfitojnë kredi të lehtësuara deri në 2 milionë euro përmes programit të ri qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Nga Pogradeci, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi se programi synon të mbështesë veçanërisht sipërmarrjet në sektorin e agroturizmit dhe agropërpunimit, me qëllim rritjen e investimeve dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë në tregun europian. Sipas Koçiut, përmes këtij programi sipërmarrësve u ofrohet mundësia për të përfituar kredi të lehtësuara me kushte favorizuese dhe me mbështetjen e garancisë sovrane të qeverisë. “Dua të them se mendojmë se kjo do të ishte mundësia ideale. Programi më i ri i qeverisë, ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’, ka të bëjë pikërisht me bizneset, me agroturizmin dhe agropërpunimin, për t’u dhënë mundësinë që, përmes një kredie...
Burimi:
javanews.al