“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes të vogël dhe të mesëm që do të rritet me kredi
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një takim me përfaqësues të agroturizmit të Tiranës, ku foli për projektin “Dyfisho ndërmarrjen tënde” dhe për paketën e maleve. Rama tha se të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mbështeten nga qeveria përmes Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë, me kredi për t’i ndihmuar në rritjen e tyre. Ai tha se interesi i kredive do të jetë më i ulët se ai i kredive komerciale. “Programi i ri kombëtar që ne po përgatisim do të lançohet së shpejti. Në fund të muajit do të kemi marrëveshjen mes BSH-së, bankave të nivelit të dytë dhe qeverisë për një linjë financimi të mbështetur nga qeveria shqiptare, për të mbështetur çdo projekt...
Burimi:
javanews.al