“Duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e Iranit, gjithë dynjaja në Greqi është hedhur përpjetë”, Rama për protestën e Zvërnecit: S’është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e Iranit, gjithë dynjaja në Greqi është hedhur përpjetë”, Rama për protestën e Zvërnecit: S’është fjala për flamingot, por për Donald Trump

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e lidhi vëmendjen e madhe që ka marrë Shqipëria në arenën ndërkombëtare për protestën dy javore që po zhvillohet në Tiranë për shkak të përmendjes së emrit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Duke folur në 35 vjetorin e krijimit të forcës politike që e drejton prej vitit 2005, ai tha se nuk bëhet fjalë për Flamingot por për Presidentin amerikan. “Një përplasje mes të mëdhenjve nuk është puna jonë. Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme, do të kishte thënë diçka për Rrjollin. Këtu fjala nuk është për flamingot, Zvërnecin apo ndonjë gjë tjetër, por për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata nuk mund t’i përdorin shqiptarët si ‘mish për top’”, deklaroi Rama. Nga Sheshi...