Duhen 20 mijë firma/ Kristaq Kume publikon propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Duhen 20 mijë firma/ Kristaq Kume publikon propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Veprimi Qytetar për Demokraci Funksionale ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për mbledhjen e 20 mijë firmave mbështetëse për projektligjin që synon ndryshime dhe shtesa në Kodin Zgjedhor. Në një postim në Facebook, konstitucionalisti Kristaq Kume bëri të ditur 10 propozimet kryesore janë ndarja e vendit në katër rajone zgjedhore, lista 100% të hapura, mundësia e kandidimit përmes listave qytetare, depolitizimi i administratës zgjedhore, lehtësimi i votimit për personat me aftësi të kufizuara dhe forcimi i kontrollit mbi financimin politik. Paketa parashikon gjithashtu masa më të ashpra ndaj shkeljeve zgjedhore dhe digjitalizimin e procesit të mbledhjes së firmave mbështetëse. Sipas nismëtarëvëve, projektligji është hartuar pas një procesi të gjatë konsultimesh me përfaqësues të shoqërisë civile dhe synon përmirësimin e përfaqësimit demokratik, rritjen e...