“Duar nga jashtë kanë ‘kapur’ protestën!”, Spaho nxjerr prapaskenat: Berisha mbetet ende “non grata”

“Duar nga jashtë kanë ‘kapur’ protestën!”, Spaho nxjerr prapaskenat: Berisha mbetet ende “non grata”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, është shprehur se protestat që po zhvillohen kundër investimit në Zvërnec, kanë shumë paqartësi dhe ende nuk dihet se kush qëndron në krye të tyre. Komentet Spaho i bëri në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, ku tha se duket e çuditshme që shqiptarët u ngritën në protesta për mbrojtjen e mjedisit, në një kohë kur sipas tij, Shqipëria është ‘e qelbur në të katër anët’. Ai tha gjithashtu se që protestuesit të realizojnë ndryshimet që pretendojnë në Shqipëri, duhet të bëhen pjesë e sistemit politik, të identifikohen me program dhe me njerëz. Spaho shtoi gjithashtu se nëse protestuesit (përfaqësuesit e tyre) do të duan të hyjnë në sistemin politik, do të hyjnë përmes zgjedhjeve dhe jo...