“Duam t’ju marrim hakun!”, Rama i mahnitur nga pritja në Japoni, fton kryeministren Takaichi në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama është pritur përmes një ceremonie zyrtare këtë të premte, më 22 maj, nga kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ku ndodhet në një vizitë zyrtare në Tokio. Gjatë kësaj ceremonie solemne u kënduan himnet e dy vendeve, ndërsa të dy liderët parakaluan para trupave ushtarake të veshura me të bardha. “E mirëpres me zemër vizitën e kryeministrit Edi Rama sot. Jam shumë e lumtur t’ju takoj sot për herë të parë. Shqipëria është një partnere e rëndësishme me të cilën ndajmë parime dhe vlera të përbashkëta. Ne jemi të kënaqur që negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme. Japonia në kuadër të nismës së bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor do të vijojë të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në...
Burimi:
javanews.al