Dramatike/ Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje dhe e flaku opozitën zyrtare të vendit

Dramatike/ Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje dhe e flaku opozitën zyrtare të vendit

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se protesta mori atë dimension sa nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit. Ai vlerëson se protesta e fundit ka sjellë një risi të padiskutueshme, duke krijuar një raport krejt të ri midis pushtetit dhe opozitës. “Ka një risi të padiskutueshme kjo protestë. E pandodhur më parë në këto rrethana dhe në këtë lloj situate në Shqipëri. Është stabilizimi i një raporti krejt tjetër”, tha Vangjeli. Sipas tij, protesta ka dëshmuar distancën e jashtëzakonshme që ekziston midis pushtetit dhe opozitës – qoftë kjo opozita zyrtare apo ajo reale në shoqëri. “Ky raport shpjegon dy të vërteta. E para, përkundër asaj që thoshin, që Rama i ka të gjitha pushtetet, është tërësisht i fortë, asgjë nuk ka çfarë i bën. Kjo...