“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës
Analisti Baton Haxhiu e pyeti ish-kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për detajet e të ashtuquajturës dosje CEZ-DIA, ku flitet për “200 mijë”, që thuhet se Ilir Meta ia ka kërkuar ish-administratorit Kastriot Ismailaj me mesazh. Zonja Kryemadhi u shpreh se ajo dosje nuk ekziston fare. Pjesë nga biseda Baton Haxhiu: Fuqia e prokurorisë në opinionin publik është në momentin kur vendos të japë pjesë nga dosja, është përparësi derisa fillon procesi gjyqësor pasi ashtu ndërton rrëfimin e vet. Kjo fuqi zhduket kur fillon gjykimi, aty pastaj jeni barabartë. Tani po shoh, që prokuroria apo gazetarët, ka dalë kjo 200 mijë euro. Meqenëse kjo pjesë e dosjes është asgjësuar, nuk e di pse ka dalë në publik dhe...
Burimi:
javanews.al