Dosja e Sterilizimit, Beqaj kërkon rrëzimin e akuzës: Nuk mund të dënohesh mbi interpretime dhe nënkuptime!
Në një deklaratë të shpërndarë nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kundërshtuar bazën ligjore të akuzës për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” që rëndon ndaj tij në çështjen e koncesionit të sterilizimit. Beqaj argumenton se legjislacioni aktual penal nuk e përkufizon qartë veprën e vjedhjes dhe se kjo, sipas tij, cenon parimin e ligjshmërisë në të drejtën penale. Ai thekson se në rastin konkret pagesat ndaj koncesionarit janë kryer mbi bazën e një kontrate, faturash dhe procedurash zyrtare, duke ngritur pyetjen se si mund të ketë “vjedhje” kur pasuria është transferuar me pëlqimin e institucionit që e ka kryer pagesën. Deklarata e plotë: Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e...
Burimi:
javanews.al