“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, Spiropali i përgjigjet Ramës: PS duhet të vetëpastrohet, të mbetet pa ndryshqe

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, Spiropali i përgjigjet Ramës: PS duhet të vetëpastrohet, të mbetet pa ndryshqe

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për “draftin e Shqipërisë së re”, duke deklaruar se një “Marrëveshje e Re” për vendin do të realizohet. Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se Shqipëria duhet të bëhet më e hapur, më e drejtë, më meritokratike dhe më europiane. Ajo shtoi se për këtë, Partia Socialiste duhet të “mbledhë mendjen”, të vetëpastrohet dhe të bëhet më dinamike e më demokratike. Sipas saj, vetëm duke u përmirësuar vetë, politika mund të përmirësojë edhe vendin, duke e quajtur këtë proces një “Marrëveshje të Re” të thellë dhe të domosdoshme. “Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.🇦🇱Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më...