“Do na hidhen në fyt flamingot, do thonë patronazhistë”/ Rama kujton legjendën e Rozafës në Shkodër: Njësoj si sot, ndërtojmë ditën, na e prishin natën
“Kur po ngjisnim ato rrugicat e kalasë për të ardhur deri këtu dhe më thoshin që ka shumë njerëz, thashë: apo thonë çfarë dëshirojnë apo çfarë është në realitet, sepse shumë njerëz kanë rezistuar deri në fund të asaj ngjitjeje, i bie jo vetëm që jemi të fortë, por më të fortë se asnjë tjetër. Do na hidhen në fyt menjëherë flamingot dhe do thonë patronazhistë, administrata janë mbledhur atje me zor të madh, por unë ju falenderoj shumë dhe ju çmoj shumë, për mundimin për t’u ngjitur deri këtu së bashku, një ngjitje që ka qenë jo e lehtë dhe duke marrë parasysh nga nisën ata që kanë themeluar PS, dhe ata që morën guximin në Shkodër ta çelin degën e PS, nuk kemi...
Burimi:
top-channel.tv