Dita e 69-të e protestës, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnecin e Rrjollin!

Dita e 69-të e protestës, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnecin e Rrjollin!

Ka vijuar edhe sot protesta në ditën e 69-të të saj, para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit përsëritën thirrjet për arrestimin e kryeministrit Rama dhe zyrtarëve të tjerë socialistë. Ata përsëritën edhe kërkesat për dorëheqje, anulim të ligjeve për zonat e mbrojtura, investimet strategjike dhe Paketën e Maleve, ndryshime Kushtetuese, Kod Zgjedhor të ri, qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. “Rama në burg, Belinda në burg! Mos ta harrojmë Belinda Ballukun!”, tha aktivisti Edison Lika. Një protestuese kërkoi që mos të preken Zvërneci e Rrjolli dhe i ftoi të pranishmit të këndonin refrenin për të cilin kryeministri tha se “e frymëzon.” “Rama mos ta prekë Vlorën, Zvërnecin, Rrjollin, asnjë copë toke, por të largohet me skaf e të shkojë ku të dojë, mos të kthehet...