Diplomimi i oficerëve, Rama: Synimi ynë, paga të nivelit të NATO-s deri në 2030
Këtë të mërkurë u zhvillua ceremonia e diplomimit të 67 oficerëve të rinj të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura. Në ceremoni ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro. Në fjalën e tij, kryeministri Rama u ndal te transformimi i Forcave të Armatosura gjatë viteve të fundit, duke theksuar se dikur ushtarakët ishin më të keqpaguarit në rajon, ndërsa sot situata ka ndryshuar ndjeshëm. Rama u shpreh se rritja e pagave do të vijojë me objektivin që deri në vitin 2030 niveli i tyre të arrijë mesataren e NATO-s. Rama: Forcat e Armatosura ishin më të keqpaguarit në rajon dhe kishin një buxhet qesharak dhe nuk kishin asnjë perspektivë...
Burimi:
vizionplus.tv