“Dilni për të ardhmen e fëmijëve!”, Adriatik Lapaj i bashkohet sërish qytetarëve në protestën për Zvërnecin
Adriatik Lapaj i është bashkuar protestës bashkë me disa anëtarë të Shqipëria Bëhet. Në një video të ndarë në rrjetet sociale, Lapaj u është drejtuar qytetarëve me thirrjen: “Merrni fëmijët për dore dhe dilni në shesh. Dilni për të ardhmen e tyre!” Lapaj ishte i pranishëm edhe një ditë më parë, pavarësisht thirrjeve të qytetarëve që partitë politike t’i qëndrojnë larg protestës.
Burimi:
javanews.al