“Dialog politik, për të përmbushur kriteret”/ Ambasadori i BE në Tiranë: Vazhdoni reformat, duhet të ruani…
Kuvendi luan një rol kyç në procesin e integrimit dhe Bashkimi Europian angazhohet me një projekt të ri për të forcuar kapacitetet e institucionit në zbatimin e reformave. Në çeljen e projektit “EU for Democracy”, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato, theksoi nevojën për reformat e kërkuara nga unioni. “Për të përmbushur objektivin ambicioz, pra mbylljen e negociatave deri në fund të 2027, Shqipëria duhet patjetër që të ruajë këtë ritëm reformash. Reformat që kanë të bëjnë me BE duhet të jenë të përgatitura mirë, të konsultuara plotësisht dhe të vihen në zbatim, pasi ndikojnë në çdo sektor të shoqërisë dhe në jetën e çdo qytetari. Këto reforma do të bëjnë të mundur që fondet publike të përdoren në mënyrë efiçente”, tha...
Burimi:
sot.com.al