Dhuna e policisë, rrëfimi i kampionit shqiptar që u arrestua, Bici: Erdha nga Italia për protestën

Dhuna e policisë, rrëfimi i kampionit shqiptar që u arrestua, Bici: Erdha nga Italia për protestën

Një rikthim në atdhe për pushime është kthyer në një përvojë të papritur pas hekurave për Ervis Bicin, i njohur në ring si "Shqiponja e zezë". Kampioni i sporteve luftarake braktisi planet e tij për të pushuar, duke zgjedhur t'i bashkohet protestave në Tiranë, një vendim që përfundoi me arrestimin e tij gjatë tensioneve te Kuvendi. Sipas dëshmisë së tij gjatë një interviste me Flavio Qarrin në “Kafe Shqeto” në syri tv, prania në shesh nuk ishte e nxitur nga bindjet politike, por nga dëshira për t'u bashkuar me qytetarët nën flamurin kombëtar. Ai qëndroi në shesh për afro 20 ditë radhazi në tubime paqësore, i mbështetur madje edhe nga familja e tij. Megjithatë, situata mori një kthesë të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar paraditen...