“Dërgojmë 4 oficerë shtabi në Gaza”, ministri Nufi: Miratohet vendimi për shpërblimin për zjarrfikësit
ermal nufi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë me dije se Shqipëria do të kontribuojë me oficerë në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Nufi tha se 4 oficerë të shtabit shqiptar do të angazhohen në këtë mision, ndërsa numri i plotë i pjesëmarrësve dhe vendosja e trupave do të bëhen të ditura në vijim. “Kemi marrëveshje me NATO-n që katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza si pjesë e forcave ndërkombëtare stabilizuese, teksa në vijim do të bëjmë me dije numrin total dhe vendin ku trupat e tjera do të vendosen. Këto marrëveshje kanë nisur prej shumë kohësh, që kur kemi vënë marrëdhënie me SHBA. Kemi avancuar procedurat për marrëveshjen për prodhimin e...
Burimi:
zeri.ai