Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit
Deputeti socialist Ardit Bido ka mbrojtur sot në Kuvend projektin turistik prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec, ndërsa ka argumentuar se protesta përfshinte dy grupe të ndryshme: banorët që kërkojnë zgjidhjen e konfliktit të pronave dhe kundërshtarët e zhvillimit të zonës. Ai ngriti gjithashtu pyetje për praninë e protestuesve të ardhur nga Greqia dhe deklaratat e Fredi Belerit për Zvërnecin dhe Nartën. “Dua të flas sot me atë që pamë këto ditë në Zvërnec, duke nisur me një vlerësim për aktin e fundit të Ministrisë së Brendshme që dëgjoi thirrjen e Vlonjatëve për të hequr licencat e banditëve të cilët kishin uniformën e një policie private. Ato skena ishin të turpshme për Shqipërinë. Skena të tilla nuk pijnë ujë në Vlorë, përkundrazi prodhojnë më shumë...
Burimi:
javanews.al