“Deputetët sot shkuan në klasë të parë”, Dervishi ironizon Kuvendin: Pastaj dalin e thonë do…
Gazetari Lutfi Dervishi deklaroi se sot Kuvendi ishte “më normal” se herët e tjera. Duke komentuar rezolutën e integrimit të votuar me konsensus, Dervishi u shpreh kështu në një studio televizive: “Duke e ndjekur Kuvendin sot, pashë një Kuvend më normal se ç’e kam parë herët e tjera. Pashë, ndoshta për herë të parë, kryetari i Kuvendit përpiqet të zbatojë rregulloren edhe ndaj shumicës, se deri tani duket sikur rregullorja ishte vetëm për disiplinën e opozitës. Pashë që nuk e kishte problem kohën, tha që grupi parlamentar i PS-së le t’i japë një minutë kryetarit të Partisë Demokratike. Pra, tregon një lloj përpjekjeje për të qenë një vend normal”. Më tej, Dervishi shtoi: “Cila është detyra e Kuvendit? Nga shpirti i del përfaqësuesit thotë “të...
Burimi:
sot.com.al