Deklarata e fortë e Ballës: Jo vetëm Irani dhe fqinjët, por edhe Kremlini po paguan për të destabilizuar Shqipërinë

Deklarata e fortë e Ballës: Jo vetëm Irani dhe fqinjët, por edhe Kremlini po paguan për të destabilizuar Shqipërinë

Jo vetëm Irani dhe vendet fqinje, por edhe Kremlini po pagujanë para për të destabilizuar Shqipërinë. Këtë deklaratë bëri nga foltorja e Kuvendit kreu i grupit PS Taulant Balla, i cili njoftoi se shumë shpejt mazhoranca do të dialogojë me protestuesit. “Kush në Shqipëri nuk e beson dot se këtu është dorë e huaj që po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë duhet ta kuptojnë që kjo është jo vetëm Irani dhe vende fqinje që nuk duan ta shohin Shqipërinë në turizëm, por edhe aktorë të tjerë përfshirë edhe Kremlini”, tha Balla. Ai theksoi se protesta është shoqëruar me elementë dhune dhe individë me precedentë penalë. “Detyra jonë është të vijojmë përpara ta bëjmë Shqipërinë anëtare të be. Protestuesve dua të jem i drejtpërdrejt: pak ditë...