Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet sërish seanca

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet sërish seanca

Debatet e forta në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës kanë ndërprerë sërish seancën plenare. Pasi opozita bllokoi foltoren, kreu i Kuvendit kërkoi ndërprerjen e seancës për disa minuta. Kur u rikthyen, situata ishte e njëjtë dhe tensionet vazhdonin të ishin të larta. Opozita mbante të bllokuar foltoren, duke mos lejuar kolegët socialistë që të merrnin fjalën. Në këto kushtu, seanca u ndërpre me një orë. “Nuk ja u njeh rregullorja ti prishni fjalën kolegëve dhe të ndërprisni seancën. Do kishin marrë fjalën gjysma e deputetëve deri tani. Lironi foltoren. Ndërpresim seancën me një orë”, tha kryeparlamentari Niko Peleshi.