Debate në Kuvend/ Opozita nuk e lëshon foltoren, shtyhet në orën 18:30 votimi për amnistinë, duhen 84 vota

Debate në Kuvend/ Opozita nuk e lëshon foltoren, shtyhet në orën 18:30 votimi për amnistinë, duhen 84 vota

Kuvendi pritet të rimblidhet përsëri në orën 18:30 për të votuar rendin e ditës. Pak më herët, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, pasi ndërpreu seancën si pasojë e bllokimit të foltores nga deputetët e PD-së, tha se votimi do të ndodhte pas 5 minutash. Kalimi direkt në votim u kërkua nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pasi nuk po gjendej gjuha e përbashkët për të vijuar seanca në mënyrë normale. Mësohet se pika e rendit të ditës për amnistinë, e cila kërkon 84 vota, do të shqyrtohet dhe votohet në orën 18:30. “Pas një tentative si asnjëherë më parë, në pamundësi të zhvillimit të saj, propozoj ndërprerjen e diskutimeve, për bllokimin e Kuvendit dhe ligjeve. Kjo është turp i madh që bie...