Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet normale në demokraci. Boçi: Qeveria të ballafaqohet me qytetarët

Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet normale në demokraci. Boçi: Qeveria të ballafaqohet me qytetarët

Protestat për çështjen e Zvërnecit sollën reagime nga anëtarët e Komisionit të posaçëm të reformës territoriale, të cilët vijojnë turin e takimeve në çdo bashki të vendit. Nga Korça, bashkëkryetari socialist Arbjan Mazniku i cilësoi tubimet si një fenomen normal që ndodh në çdo vend demokratik. “Ne jemi një vend i lirë. Njërëzit kanë të drejtën të votojnë, diskutojnë dhe protestojnë. Sot jemi në diskutime për reformën territoriale, një process që vjen nga një sistem demokratik. Kjo në fakt është shenjë e një demokracie të shëndetshme, ku të gjitha këto gjëra funksionojnë”, tha Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i PS i Reformës Territoriale Por ndryshe mendon demokrati Luçiano Boçi, i cili u shpreh se diskutimet për reformën territoriale janë të kota, në një kohë kur qytetarët kërkojnë...